Nuk janë shitjet apo blerjet më të shtrenjta, por më efikaset dhe që janë marrë me kosto të ulët e më pas kanë shumëfishuar vlerat.
Goal.com” ka përzgjedhur 15 transferimet më të mira të 10 viteve të fundit, duke marrë parasysh çmimin, performancën, suksesin dhe vlerën e shitjes.
RENDITJA
1.Alisson: Roma te Liverpool (72 milionë €)
2.David Silva: Valencia te Manchester City (29 milionë €)
3.Jadon Sancho: Manchester City te Borussia Dortmund (8 milionë €)
4.Toni Kroos: Bayern Munich te Real Madrid (25 milionë €)
5.Marc-Andre Ter Stegen: M’gladbach te Barcelona (12 milionë €)
6.N’Golo Kante: Caen te Leicester City (9 milionë €)
7.Diego Godin: Villarreal tek Atletico Madrid (8 milionë €)
8.Sadio Mane: Southampton te Liverpool (34 milionë €)
9.Jamie Vardy: Fleetëood Toën te Leicester City (1 milion €)
10.Sergio Aguero: Atletico Madrid te Manchester City (40 milionë €)
11.Eden Hazard: Lille te Chelsea (35 milionë €)
12.Luka Modric: Tottenham te Real Madrid (35 milionë €)
13.Riyad Mahrez: Le Havre te Leicester City (500.000 €)
14.Raphael Varane: Lens te Real Madrid (10 milionë €)
15.Mohamed Salah: Roma te Liverpool (42 milion €)
Ka qenë një dekadë e ngjeshur në merkaton e transferimeve dhe një numër blerjesh të suksesshme mungojnë në këtë listë përfundimtare.
Virgil van Dijk ishte i pafat për të mos u bashkuar me shokët e tij të skuadrës së Liverpool-it: Alisson, Salah dhe Mane në “top 15”, pasi e ka transformuar plotësisht mbrojtjen e “Reds” që nga ardhja e tij nga Southampton për 75 milionë stërlina.
Edhe kalimi i Luis Suarez te Barcelona ka qenë një marrëveshje e suksesshme. Për sa iu përket blerjeve të volitshme, Dusan Tadiç tek Ajax dhe Serge Gnabry te Bayern Munich, të dy meritojnë një përmendje të veçantë.