MENU
klinika

Aktores ia fshinin emrin në Shqipëri...

Eva Pëllumbit i jepet lamtumira e fundit në Gjermani

03.01.2020 - 17:46

      Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit, aktores së madhe të kinematografisë shqiptare, Eva Pëllumbi. Aktorja u shua në moshën 66-vjeçare, në Gjermani, në ditët e fundit të dhjetorit, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit, por edhe shqiptarët që e kanë parë në shumë role.

Eva Pëllumbi është e njohur në filmat: “Vajzat me kordele të kuqe”, “Kapedani” apo “Ëndërr për karrige”etj. Po ashtu, ajo është shumë e njohur me rolet e shumta të Teatrin e Kukullave, ku veçohet pa dyshim, si roli më i dashur për fëmijët e disa brezave, Pinoku.

Eva Pëllumbi jetonte në Gjermani, që në fillim të viteve ’90, aty ku i është dhënë edhe lamtumira e fundit.