MENU
klinika

Një koment edhe për Shqipërinë

Raketat ndaj bazave ushtarake të SHBA, reagon Ilir Meta

08.01.2020 - 17:48

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit paralajmëron Iranin se duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

Ndër të tjera, Meta thekson se “Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta”.

“Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

foto galeri

Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.
Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”, shkruan Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i regjimit "sionist"

Irani: Do të shkatërrojmë Israelin