MENU
klinika

Drejtori sporti tregon synimin primar

Tare: Titulli?! Të ëndërrosh është bukur…

09.01.2020 - 13:37

Një vend në grupet e Champions League. Te Lazio mendojnë vetëm për këtë objektiv që mungon prej shumë kohësh. Igli Tare e ka pranuar hapur këtë synim të skuadrës italiane që renditet e treta në kampionat, pas Inter dhe Juventus.

“Jemi në gjysmën e rrugës, kemi fituar shumë beteja, por duhet të fitojmë ende luftën. Flisni për të njëjta gjëra. Këto gjëra nuk na përkasin.

igli tare lazio
igli tare lazio

Të ëndërrosh është bukur, por unë jam një profesionist dhe përpiqem të qëndroj me këmbë në tokë. Objektivi është Champions dhe pasi të arrijmë këtë synim, atëherë në 4 ose 5 ndeshjet e fundit kemi mundësi që të luftojmë për diçka tjetër, pse jo. Por më parë duhet të arrijmë Champions, pasi është i rëndësishëm për ne” – u shpreh Igli Tare

Hera e fundit që Lazio luajti në grupet e Champions League ishte në sezonin 2007-2008. Vitet e fundit i është afruar, duke prekur deri fazën play off në vitin 2015.

Igli tare dhe savic
Igli tare dhe savic

Aktualisht Lazio renditet në vendin e tretë, 6 pikë pas Interit dhe Juventusit, por ka edhe një ndeshje më pak. Matematika e lejon që Lazio të synojë edhe titullin, por për drejtuesit, përfshi edhe Igli Taren, qëllimi primar mbetet sigurimi i Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Lazios për drejtorin sportiv

“Tare flet 5 gjuhë, perfeksionist i palodhur”