Vijon spektakli në ndeshjet e NBA. Skuadra e Milëaukee ka triumfuar 128-123 ndaj Boston, në një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet, sidomos në minutat e fundit.
Fitorja mban skuadrën e Bucks në krye të renditjes në Lindje. Më i miri në fushë ishte Antetotkounmpo, me 32 pikë e 17 rebound, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e 11 rebound të Walkers për Celtics.
Pas kohës shtesë fiton New Orleans, që mundi Utah Jazz, që ndalet pas 10 fitoresh radhazi. Ndeshje magjike e Ingram, që realizoi 49 pikë për Pelicans, ndërsa 46 pikët e Mitchell të Jazz mbetën për statistikë.
Koha shtesë i ka buzëqeshur edhe ekipit të Denver, që mundi 134-131 Golden State. Vendasit e udhëhoqën ndeshjen shumicën e kohës (+19 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Denver me Barton (31 pikë), Beasley (27 pikë) dhe Jokic (23 pikë e 12 rebound).
Pa probleme fiton skuadra e Clippers, që mposhti 122-95 Orlando, duke iu afruar Lakers në renditje në Perëndim. Ndeshje e mirë për Leonard, që realizoi 32 pikë.