19.01.2020 - 19:54
Roma ia del në një transfertë jo të lehtë. Verdhekuqtë fitojnë 3-1 ndaj Genoa-s, duke marrë vendin e katërt provizorisht, 3 pikë para Atalanta-s.
Ndeshja ka nisur mirë për Romën, teksa turku Under ka realizuar që në minutën e gjashtë, pas një pasimi perfekt të Kluivert. Në fundin e pjesës së parë vijnë dy gola.
Roma shënon të dytin në 44’ pas autogolit të Braschi. Por një minutë më pas veterani Pandev ngushton në 1-2 dhe hap ndeshjen për pjesën e dytë.
Për të ardhur në 75’, ku Dzeko shënon golin e tretë. Një gol sigurie në minutat e mbetura për Romën, që shpreson në ndonjë hap fals të Atalanta-s ndaj SPAL.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 20
11 fitore radhazi për Lazion, 23 gola për Immobilen
Serie A, Java 20
Tri humbje radhazi, Napoli në krizë totale
Serie A, Java 20
Spektakël, Milan fiton me “frymën” e fundit
Serie A, Java 20