MENU
klinika

Receta çudibërëse

Doktori që sfidoi shkencën për të shpëtuar bebet

20.01.2020 - 16:48

      Ersnt Moro mund të mos jetë i famshëm në ditët e sotme, por veprat e tij kujtohen ende sot. Ai ishte specialist i shquar dhe arriti të shpëtojë me mijëra foshnje, me metodat e tij që përdoren edhe sot në mjekësi.

Ernst Moro lindi në Ljubljana, Slloveni, asokohe pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze, në 1874. Ai studioi në Graz, Austri dhe më vonë, u bë profesor i pediatrisë pranë Universitetit të Heidelbergut, Gjermani.

Pediatria sapo po zhvillohej si fushë e pavarur e mjekësisë në Evropë, por ende shkalla e vdekshmërisë foshnjore ishte shumë e lartë, gati në 25 për qind. Një nga arsyet kryesore pse mijëra foshnje vdiqën atëherë, ishte diarreja. Doktor Moro, arriti të gjente një mënyrë për t’i shpëtuar ato. Ilaçi i tij ishte i thjeshtë dhe gjenial, në të njëjtën kohë.

Ersnt Moro sugjeroi për foshnjet e sëmura, supë me karota, gatuar sipas recetës së tij. Supa me karota, sipas tij, ka vetëm 3 përbërës:

500 gramë karota

ujë

Kripë

Për të gatuar supën, duhet të lani dhe pastroni karotat dhe t’i zieni në ujë derisa të bëhen të buta. Kaloni karotat nëpër sitë dhe shtoni ujë në mënyrë që sasia e përgjithshme e lëngshme të jetë e barabartë me 33 fl oz (1 litër).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sindromi Tuneli Carpal apo dicka tjetër?

A është artriti shkaku i dhimbjes së duarëve?

Mund të gjenden në treg dhe shumë lirë

10 ushqimet që luftojnë presionin e lartë të gjakut