Debati në rrjetet sociale i dy miqve Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi, duket se u shua, por tani që po afrohet premiera e filmit ‘I Love Tropoja”, të gjithë një pyetje kemi?
A do të shkojë Bes Kallaku në premierën e filmit të Ermal Mamaqit?
Ky i fundit u shpreh sot në emisionin “Wake Up” se shpreson që Besi t’ia pranojë ftesën duke theksuar se nuk ka asgjë që i ndan.
“Po patjetër që e kam ftuar dhe shpresoj që të vijë. Nuk ka asgjë që të na ndajë”, tha Mamaqi në emision.
Pas Besi tha se Ermali bën më shumë biznes se humor në emisionin “Shiko kush Luan”, Ermali nuk e priti mirë.
Më tej ai krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”.
Të dy replikuan me njëri-tjetrin, por mesa duket Ermali e ka hedhur pas krahëve gjithçka dhe shpreson që këtë ta ketë bërë edhe Besi për hir të shoqërisë!