Mësohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Vllaznia, Goga Basket, Teuta e Tirana janë 4 skuadrat që kanë siguruar nga një biletë për më tej.
Vllaznia arriti të triumfojë 95-79 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi”, në sfidën më të rëndësishme të kësaj faze. Ndeshje e dominuar nga skuadra shkodrane, që pati epërsi në të katërta periodat dhe e meritoi fitoren.
Fitore të lehta për 3 ekipet e tjera gjysmëfinaliste. Tirana fitoi 93-64 derbin me Barleti Eagles, ndërsa Goga Basket shkatërroi Kamza Basket, duke fituar thellë 108-38. Pa probleme fiton edhe Teuta, që në Durrës mundi 134-82 Elbasanin.
KUPA E SHQIPËRISË – ÇEREKFINALE MESHKUJ
Partizani – Vllaznia 79-95
Goga Basket – Kamza Basket 108-38
Tirana – Barleti Eagles 93-64
Teuta – Elbasani 134-82