MENU
klinika

Oferta për mesfushorin shqiptar

Limiti i merkatos, 2 milionë euro për Baren

30.01.2020 - 11:35

Nga 500 mijë euro, tashmë në 2 milionë euro. Kaq është oferta e fundit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, e bërë nga Getafe e La Liga-s.

Prestigjiozja “AS” që bën me dije se Getafe nuk e ka braktisur pistën e Bares. Madje, prestigjiozja spanjolle shkon më tej, duke thënë se për drejtuesit e saj, është lehtësisht i arritshëm një akord.

Getafe po planifikon një sulm deri në momentet e fundit të merkatos për Keidi Baren. Skuadra e La Ligas është e gatshme që të ofrojë deri në 2 milionë euro për kartonin e tij.

Jo vetëm kaq, por edhe mundësinë që shqiptari të qëndrojë i huazuar te Malaga, e cila e konsideron Baren jo vetëm një “thesar” të çmuar për vështirësinë ekonomike që po kalon, por edhe për rolin në fushë.

Deri në fund, pritet një lëvizje e fundit e Getafes për të. Merkatoja mbaron nesër dhe këto 24 orët e fundit janë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesfushori shqiptar drejt La Liga-s

Ronaldo kërkon Keidi Baren te Valladolid


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak