MENU
klinika

"Kinema REPUBLIKA"

Të paharrueshëm as të mohueshëm

31.01.2020 - 19:42

     Është kinemaja e paraviteve ’90-të, por batutat janë të pavdekshme! Nëse na merr malli, për filmat e realizuar gjatë komunizmit në Shqipëri, sjellim menjëherë në mendje personazhet tipike. E kritikuar si krijimtari me ndikim socrealist, asnjë kinema në ato vite, nuk ishte kurrë bosh… Po sot???/Konica.al

Më poshtë, përzgjodhëm disa, por jo të gjitha dialogjet, me bindjen se i dini edhe ju përmendsh:

– “A drejtor, a drejtor. O të bëj krushk, o plaça në vend, plaça” – Pallati 176.

– “Kanë shitur gomarët dhe kanë blerë biçikleta e kushedi ç’i duket vetja” – Zonja nga qyteti.

– “Po ti more qafir, me ibrikun e salepit po e lufton komunizmin? Apo me kokrrën e morrit që ma ke sa një kokërr orizi?” – Komedia Prefekti.

– “Pse mo, kaq kurnace është mami yt? Jo teta, jo, mami i Taulantit është pianist” – Taulanti kërkon një motër

– “Po me urën ç’patën, xhanëm?”- Kur zbardhi një ditë

– “Këtu ka tradhti, burraaa!”– Operacioni Zjarri.

– “Me shoqet, me shoqet. Kur ishe e vogël, nuk ta kisha merakun, por tani që u rrite…” – Në fillim të verës 

– “Mos më dil më përpara po të them! – Po unë i shkreti, gjithmonë nga mbrapa ngela” – Tela për violinë

– “Me cilin sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham?
– Me këtë me xham”, – thotë Suloja dhe kap syrin me gisht – Kapedani

– “Do pi, do dehem! – Të piftë dreqi në bark”– 14 vjeç dhëndër

– “Gërmo Tare, gërmo, se qenin e ngordhur kam aty”– Përballimi

– “Shabano, lëri llafet. Këqyr punën. – Jo mer, kështu thotë zotnia jote, hëëë?”- Shtigje lufte

– “Pse ashtu ngulet gozhda, mor karafil?” – Shoku ynë Tili

– “Erdhi? – Jo, ndërroi rrugë. – Nuhat i paudhi” – Dy herë mat