Nuk kanë të mbaruar vlerësimet për Marash Kumbullën, i cili është duke zhvilluar një sezon fantastik me Veronën në Serinë A. 19-vjeçari shqiptar është një nga futbollistët më të kërkuar në tregun europian.
Skuadra, si Napoli, Inter, Lazio apo Manchester United dhe Dortmund kërkuar që në janar shërbimet e tij, por talenti shqiptar zgjodhi të qëndronte te Verona deri në qershor.
Një tjetër fakt për formën fantastike të djaloshit shqiptar vjen nga Observatori i Futbollit (CIES) që merret me analizën e futbollit botëror. Në statistikat e publikuara për lojtarët më të mirë të muajit janar, Kumbulla renditet në vendin e 5-të.
Ai duke lënë pas lojtarë si Raphaël Varane dhe Virgil Van Dijk. Një vlerësim i madh ky për 19-vjeçarin, i cili në sezonin e ardhshëm pritet të veshë fanellën e një klubi të madh europian.