MENU
klinika

Risitë

Dy modelet e reja të Samsung, tashmë në treg

13.02.2020 - 12:12

Është bërë e ditur se Samsung ka prezantuar në San Francisco celularin e ri të palosshëm , i quajtur Galaxy Z Flip.

Po ashtu, smartfoni i ri me madhësi 6.7-inch, bëhet sa gjysma e madhësisë kur paloset dhe është i pajisur dhe më një ekran të vogël drejtkëndor, i cili të njofton për thirrjet dhe mesazhet. Kësaj radhe Galaxy Z Flip vjen me tre ngjyra, rozë, i zi dhe gold, dhe në tre variante të cilat përcaktojnë.

 

 

Kështu, smartfoni 6.2-inch S20 kushton 999.99 dollarë, 6.7 inch S20+ që fillon nga 1199.99 dollarë dhe ai 6.9-inch S20 Ultra që ka si çmim fillestar 1399.99 dollarë. “Ky nuk është një smartfon i zakonshëm. Ai ndryshon gjithçka” deklaroi shefja e marketingut të Samsung për Britaninë e Madhe, Rebecca Hirst ndërsa prezantonte telefonin e ri. Nga ana tjetër, kompania jugkoreane teknologjike, Samsung, ka prezantuar telefonin më të ri Galaxy S20. Thuhet se ky model fundit ofron tri opsione: S20, S20+ dhe S20 Ultra, që ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre personave të apasionuar pas markës.

Por, ajo çfarë po cilësohet si revolucion teknologjik është kamera e avancuar, që në gjuhën e teknologjisë informative përdoret si “zoom in” (afrim).

Image result for Galaxy galaxy 20

Gjithashtu duhet theksuar se zyrtarë të kësaj kompanie pretendojnë se prodhimi i këtij  telefoni ka sjellë inovacione të shumta, e ndër to është edhe zoom in x100 që ndihmon dallimin e gjësendeve të ndryshme që janë larg dhe nuk mund të afrohen për t’i parë më mirë. Çmimi  i cili është etiketuar ndaj modelit standard fillon nga një mijë dollar.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”