Të enjten (13 shkurt), laboratori Rocky Mountain (RML) pranë Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive zbuloi disa nga imazhet e para të SARS-CoV-2, coronavirusit të ri që ka infektuar mbi 60,000 njerëz dhe ka vrarë 1.370 të tjerë në shpërthimin që filloi në Wuhan të Kinës.
Studiuesit morën mostrat nga një pacient amerikan i infektuar me COVID-19 (emri i ri për sëmundjen e shkaktuar nga SARS-CoV-2) duke përdorur dy lloje të ndryshme të mikroskopëve me rezolucion të lartë – mikroskopin elektronik skanues dhe mikroskopi elektronik i transmetimit.
Virusi SARS-COV-2 duket i ngjashëm me coronavirusin e sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), e cila u shfaq në vitin 2012, dhe sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS-CoV), i cili u shfaq në 2002, sipas një deklarate.
Pra imazhet e të tre virusëve po thuajse janë të ngjashme sepse të tre këta viruse janë në të njëjtën familje të “coronavirusëve”, të cilat emërtohen për pamjen e tyre në formë kurore. Fjala “corona” në latinisht do të thotë “kurorë”.