Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë Italiane teksa ndeshjet e futbollit nuk do të zhvillohen me tifozë deri më 3 prill për shkak të përhapjes së Koronavirusit, Lega ka publikuar edhe kalendarin e azhornuar, të paktën për këtë javë të Serie A.
Spikat derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Takimi, i cili duhej të luhej në fundjavën që lamë pas, do të zhvillohet të dielën, më datë 8 mars, në orën 20:45 të mbrëmjes.
Serie A ka publikuar gjithë kalendarin e disa prej ndeshjeve të javës së shkuar që duhet të rekuperohen. Ndërkohë, sa i përket stadiumeve, ato do të jenë të boshatisura dhe do të ndeshjet do të luhen pa mbështetjen e tifozëve.
Ditën e diel do të zbresin në fushë edhe 8 ekipe te tjera, ndër të cilat edhe Milani apo Verona, në të cilën luajnë edh dy mbrojtësit shqiptarë Marash Kumbulla e Amir Rrahmani. Ndërsa e hëna e ardhshme do të rezervojë vetëm një përballje, atë mes Sassuolos dhe Brescias.
E DIEL 8 MARS
12:30 Parma – Spal
15:00 Milan – Genoa
15:00 Sampdoria – Verona
18:00 Udinese – Fiorentina
20:45 Juventus – Inter
E HËNË 9 MARS
18:30 Sassuolo – Brescia