07.03.2020 - 15:51
Liverpool mori fitoren e 27-të këtë sezon në Premier League, teksa mposhti 2-1 në shtëpi Bournemouth. Kjo ka bërë që të besuarit e Jurgen Klopp të thyejnë dy rekorde historike në Premier League.
Liverpool është ekipi i vetëm që ka fituar 22 ndeshje radhazi në kampionatin anglez në shtëpi, “Anfield”. Liverpooli ka thyer rekordin e Arsenalit fantastik.
“Topçinjtë” janë e vetmja skuadër që kanë fituar titullin pa asnjë humbje në Angli, por kishin regjistruar 26 fitore gjatë atij sezoni, ndërsa Liverpooli këtë sezon mori fitoren e 27-të.
Mohamed Salah ka kaluar Luis Suarezin në renditjen e golashënuesve, pasi ka realizuar 70 gola në 100 ndeshje, ndërsa Suarez ka 69 në 110 sfida.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 29