MENU
klinika

Pas rastit të Daniele Ruganit

Një tjetër futbollist i Serie A me COVID-19

12.03.2020 - 16:33

Daniele Rugani u shndërrua në mbrëmjen e djeshme në të parin futbollist të Serie A të infektuar nga COVID-19. Mbrojtësi tashmë detyroi ekipin e Juventusit dhe Interit të karantinohen për të rritur sigurinë e për të mos përhapur virusin famëkeq.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe rasti i dytë i konfirmuar si mbartës i virusit. Bëhet fjalë për Manolo Gabbiadinin, futbollistin e Sampdorias. Dorianët kanë njoftuar se sulmuesi ka pasur ethe, por tashmë është në një gjendje të mirë.

Sakaq, klubi thekson se do të vetëizolohet sipas procedurës. Ndërkohë, pas këtij lajmi, në karantinë pritet të përfundojë edhe Verona si kundërshtari i fundit ndaj Sampdorias, pasi Gabbiadini ka qenë në fushë në këtë ndeshje. Kujtojmë se pjesë e veronezëve janë edhe dy shqiptarët, Kumbulla e Rrahmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak