MENU
klinika

Tash e 20 vjet...

Kurti, në kërkim të një vendi në historinë e Kosovës

16.03.2020 - 11:32

Artan Berhami/ Tash e 20 vjet, Albin Kurti është në kërkim të një vendi në historinë e Kosovës. Derisa u bë kryeministër, historia e Kosovës nuk ia la asnjë vend, meqë kundërshtoi çdo gjë që ishte ndërtuar mbi këtë tokë.

Në kohën kur të gjithë janë bashkuar rreth qëndrimit të SHBA-së, Kurti i vetmuar është barrikaduar me qëndrimin e Spanjës (lobon fshehtë kundër njohjeve të Kosovës) dhe Sllovakisë. Ai vazhdon të tallet me sanksionet ekonomike amerikane dhe rrezikun e largimit të trupave amerikane nga Kosova.

Nëse vazhdon kështu, Kurti mund t’ia sigurojë vetës një vend tashmë të pakontestuar në historinë e re të Kosovës, atë të kundërshtuesit më të madh të Amerikës. Sot doli edhe kundër LDK-së, duke bërë të qartë tashmë doktrinën e tij për të përjashtuar të gjithë ata, të cilët në tri dekadat e fundit përshkruan historinë e Kosovës.

Për të jetësuar shtetin e Albinit, Republikën e tretë, fillimisht Kurti po mundohet ta përmbysë shtetin e Ahtisaarit.

Prandaj, gjithçka që është ndërtuar deri më sot duhet të kthehet kokëposhtë. Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, Policia, Presidenca, Qeveria, partneriteti ndërkombëtar – të gjitha duhet të rrënohen.

Duhet bërë një shkëputje, një prerje, duhet të vendoset një krater ndërmjet shtetit të shpallur sovran më 17 shkurt 2008 dhe Republikës së Albinit.

Një shtet imagjinar, kur prania amerikane është e panevojshme, ku mendimi ndryshe dënohet me gaz lotsjellës, ku vullneti i popullit dhe e vërteta absolute privatizohen.

Ai po e kërkon rilindjen e një shteti të ri, që themelet duhet t’i ketë jo në pacifizmin e viteve të 90-ta, as në luftën e UÇK-së, por në doktrinën dogmatike të Albin Kurtit!

Ky është shpjegimi i vetëm i hasmërisë që Kurti tani po e krijon edhe me LDK-së, pasi që me partitë që dolën nga UÇK-ja ka kohë që e ka të formësuar!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi