MENU
klinika

Ndërhyn policia

Grumbullime qytetarësh para Postës Shqiptare në Korçë

27.03.2020 - 10:40

Mëngjesi i kësaj të enjteje ka sjellë grumbullime të mëdha qytetarësh para degës së Postës Shqiptare në Korçë. Qytetarë të shumtë duan të tërheqin pagesat e invaliditetit dhe ndihmat ekonomike por nuk respektojnë radhën.

“Kam një orë që kam ardhur të marr KEMP-in. Kjo tani do të hyjë pa radhë, kush të lë ty të hysh atje?!”

Punonjësit policisë private nuk kanë mundur të garantojnë mbajtjen e distancës ndaj është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë së shtetit.