MENU
klinika

Mbeten dhe 4 raste

Shërohet pacienti i parë me COVID-19 në Elbasan

01.04.2020 - 10:29

Në Elbasan është shëruar pacienti i parë i infektuar me koronavoirus. Pas tre testeve të fundit, pacienti 55 vjecar ka rezultuar negativ.

Pacienti ishte infektuar bashkë me gruan e tij nga djali, i cili sapo kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë gruaja e 55 vjecarit vazhdon ende të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Pas shërimit të pacientit të parë, në Elbasan mbeten 4 raste të tjera me COVID-19. Ndërkohë një tjetër lajm i mirë nga Elbasan është se prej më shumë se 48 orë nuk ka asnjë rast me koronavirus.