MENU
klinika

Testimet për koronavirus

Rezultojnë negativë 19 persona në Elbasan

11.04.2020 - 08:23

Në qytetin e Elbasanit pas shfaqjes së rasteve të fundit të prekurve nga koronavirusi të enjten dhe të premten u janë kryer testimet 34 personave mes të cilëve 3 ritestime.

Edhe rezultatet për 19 të fundit janë rezultuar negative. Aktualisht në Elbasan gjatë kësaj periudhe 15 persona janë prekur nga Covid 19.

Nga këta tre pjesëtarë të një familje nga mesjave janë raportuar të shëruar, ndërsa tre të fundit u evidentuan të prekur të mërkurën dhe që të gjithë janë pjesë e një zinxhiri infektimesh në një Restorant pranë Gjykatës së Elbasanit.

"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini