MENU
klinika

Gjesti i tifozit të “Plisave”

Hiqet flamuri i Kosovës, vihet i Shqipërisë

01.10.2018 - 20:14

Ka ndodhur në mes të kryeqytetit të Kosovës. Një ngjarje që ka shkaktuar shumë reagime ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë në ndeshjen e basketbollit mes Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadrave elitare.

Një pjesëtar i tifogrupit “Plisat”, i cili njihet për mbështetjen e Prishtinës, por edhe të Kombëtares shqiptare sa herë ajo zbret në fushën e lojës, ka bërë një veprim të paprecedentë.

Në tribunën ku qëndronin “Plisat” për të parë ndeshjen e basketbollit, ai ka kapur flamurin e Kosovës dhe e ka larguar, duke mbajtur kështu vetëm atë të Shqipërisë.

Plisat on Vidnews.

Por ky vendim nuk është i të njëjtit tifogrup që është prezent në ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe ka shkaktuar jo pak debat edhe mes vetë tifozëve edhe për faktin se luanin dy ekipe kosovare dhe nuk kishte lidhje me Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Masat ekstreme të policisë

Tifogrupi bojkoton ndeshjen e Kombëtares