MENU
klinika

Macron "kritika" për Kinën

“Ka disa gjëra që duhet t’i dimë, i takon Kinës të na i thotë”

17.04.2020 - 13:06

Emmanuel Macron është shprehur se Bashkimi Evropian përballet me “momentin e të vërtetës”, për shkak të pasojave shkatërruese financiare të koronavirusit, duke paralajmëruar se “populistët do të fitojnë” dhe blloku do të përçahet nëse nuk është në gjendje të përgjigjet për virusin.

Presidenti francez tha se qasja ekonomike e BE-së do të përcaktojë nëse është “një projekt politik apo vetëm një projekt tregu”, në një intervistë me Financial Times të botuar të premten.

“Nëse ne nuk mund ta bëjmë këtë sot, unë ju them se populistët do të fitojnë,” shtoi ai, duke parashikuar një valë euroskepticizmi në vendet e prekura më shumë nga pandemia, nëse BE nuk i mbështet ata. “Sot, nesër, në Itali, në Spanjë, ndoshta në Francë dhe kudo tjetër”.

French President Emmanuel Macron attends the second day of the European Union leaders summit dominated by Brexit, in Brussels, Belgium October 18, 2019. REUTERS/Toby Melville

“Është e qartë sepse njerëzit do të thonë:”Këta njerëz nuk do t’ju mbrojnë në një krizë dhe as pas saj, ata nuk kanë solidaritet, “tha ai.

Macron gjithashtu e përdori intervistën për t’iu referuar në një fare mënyre liderët botërorë duke hedhur dyshime në përgjigjen e Kinës ndaj pandemisë, që filloi në Wuhan në fund të vitit 2019.

“Ka padyshim gjëra që kanë ndodhur që ne nuk i dimë. Kinës i takon t’i thotë”, tha Macron. “Ju nuk mund ta krahasoni situatën e Francës, Gjermanisë, Italisë me atë të Kinës ose Rusisë, është e qartë. Dhe transparenca që ekziston, nuk është e njëjtë.”

Zëdhënësit e qeverisë kineze kanë mohuar vazhdimisht akuzat që qeveria mbulonte informacionet kryesore ose ishte tepër e ngadaltë në përgjigjen ndaj shpërthimit fillestar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar gjithashtu reagimin e Kinës, dhe ka ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit pasi e sulmoi atë për reagimin fillestar të Kinës për shpërthimin.

Por në një telefonatë konferencë me video G7 të enjten, Macron ofroi mbështetjen e tij për OBSH dhe “theksoi rolin kryesor që ajo duhet të luajë” në përgjigjen e koronavirusit, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al