Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ndoqën nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë në qarkun e Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 1000 familje në nevojë.
Sipas Ballës, operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit, me fokusin kryesor asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike.
Postimi i plotë:
Fundjavë në krye të detyrës ? Bashkë me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja ndoqëm nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave. Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 1000 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme në bashkitë e qarkut Elbasan.
Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike.