MENU
klinika

Premier League, Java 31

Chelsea thyen Cityn, Liverpool zyrtarisht kampion!

25.06.2020 - 22:12

Liverpool është zyrtarisht kampion i Premier League. Një titull që vjen pas 30 vitesh pritje. Kjo u bë e mundur pasi Chelsea mposhti 2-1 në “Stamford Bridge” ekipin e Manchester City-t. Kjo bën që diferenca e Liverpool të jetë 23 pikë nga City, kur mbeten edhe 7 javë, e thën ndryshe, matematikisht Të kuqtë janë kampionë!

Chelsea kaloi në avantazh me Pulisic pas një gabimi të Mendyt dhe Gundogan në mbrojtje. Mendy pasoi keq për Gundogan që nuk e kuptoi dhe amerikani i Chelseas mori topi dhe vrapoi drejt zonës kundërshtare. Ai dribloi Mendyn dhe nuk gaboi përballë Edersonit. 1-0 mbaron pjesa e parë.

Manchester City barazoi në minutën e 55′ me një supergol. De Bruyne gjuajti nga një goditje dënimi dhe shkundi rrjetën nga një distancë prej 25 metrash. Supergol! Megjithatë, Willian në 78’ rikthen Chelsea-n në avantazh me anë të një penalltie, ndërsa Fernandinho lë Cityn me 10 vetë pas kartonit të kuq.

Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por Chelsea nuk i bëri nder vetëm Liverpool-it, por edhe vetes, pasi mban vendin e katërt, 5 pikë para ndjekësve, ndërsa është vetëm 1 pikë larg vendit të tretë. Lampard duket se po përmbush misionin e tij: pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN