MENU
klinika

Premier League, Java 31

“Poker” i Liverpool, gati shampanja e titullit

24.06.2020 - 22:08

Shampanja e titullit është gati. Liverpool, pasi fitores në shtëpi 4-0 ndaj Crystal Palace, mund të nisë festën në rast se Manchester City nuk fiton me Chelsea në Londër. Është thjesht cështje kohe…

Liverpool ka zhbllokuar në minutën e 23-të ndeshjen. Autori i golit ka qenë mbrojtësi i djathtë i Të Kuqve, Trent Alexander-Arnold, i cili ka gjetur rrjetën me një goditje dënimi magjike. Ekzekutim perfekt nga ylli i skuadrës së drejtuar nga Klopp.

Liverpool e mbylli në avantazh 2-0 pjesën e parë kundër Crystal Palace. Pas magjisë së Alexander-Arnold, Të Kuqtë kanë dyfishuar me Salah. Egjiptiani ka marrë një pasim perfekt nga Fabinho dhe ka dërguar topin në rrjetë me lehtësi.

Pas asistit të Fabinhos, do të ishte radha e vetë brazilianit për të realizuar në minutën e 55-të për 3-0, pasi pasimit të Robertson. Në 69’, ishte radha e Mane për të “firmosur” për 4-0. Pjesa tjetër e ndeshjes ka pak histori…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN