Një skuadër plotësisht e lirë këtë verë me yje si Cavani, Willian, Silva, Pedro, Götze e të tjerë. Sot u ka përfunduar kontrata shumë futbollistëve, një pjesë emra të njohur. Qindra lojtarë nga e gjithë bota përfundojnë kontratat e tyre dhe janë falas.
Duke nisur nga 1 janari ata mund të nënshkruanin për çdo klub, por David Silva, Cavani, Willian, Pedro e të tjerë nuk u bindën nga ofertat. Pastaj erdhi ndërprerja nga pandemia dhe kishte hezitim nga klubet. Vlera e lojtarëve me kosto zero ka shpërthyer përballë krizës ekonomike që buron nga COVID-19.
PSG është një nga viktimat kryesore të ardhjes së 30 qershorit. Thiago Silva, Meunier, Kurzawa, Choupo-Moting dhe të rinjtë Kouassi dhe Aouchiche përfundojnë kontratën e tyre dhe Sergio Rico i jep fund huazimit të tij.
Marca ka publikuar formacionin e lojtarëve falas që mund të merren këtë verë me skemën 3-52. Në portë është portieri Hart i Burnley. Mbrojtja përbëhet nga Mercado i Al Rayan, skuadër e Katarit, Thiago Silva i PSG dhe Vertonghen i Tottenham.
Mesfusha është e mbipolluar me lojtarë si Willian e Pedro i Chelsea, Gotze i Dortmund, që është edhe më i riu, 28 vjeç, Lucas Biglia i Milan dhe David Silva i Manchester City. Sulmi formohet nga dyshja Cavani-Ibrahimovic, me këtë të fundit që ka edhe moshën më të madhe të këtij formacioni, 38 vjeç.