MENU
klinika

Serie A, Java 29

Milan shmang humbjen, Verona përmbys Parmën

01.07.2020 - 22:46

Pas dy fitoreve radhazi, Milan ndalet aty ku ndoshta asnjë nuk e priste. SPAL barazon 2-2 në fushën e vet ndaj kuqezinjve dhe krijon sërish një fije shprese për mbijetesë. Verona përmbys 3-2 Parmën dhe barazon Milanin në renditje.

Një pjesë e parë për t’u mbajtur mend për SPAL. Valoti në 13’ dhe Floccari në 30’ shënojnë dy gola për vendasit. Por situata përkeqësohet kur D’Alessandro në 43’ ndëshkohet me karton të kuq.

Megjithatë, Milan, edhe pse kishte më shumë se 45 minuta, nuk arriti të përmbysë, madje barazimi erdhi në sekondat e fundit. Leao në 79’ ngushton shifrat në 2-1, ndërsa Vicari shënon në portën e vet në 94. por vetëm kaq. Milan rrezikon pjesëmarrjen në Europa League.

Ndërkohë, për Veronën ka munguar Marash Kumbulla, i pezulluar nga kartonët e verdhë. Ndërsa në krahun tjetër, Kastriot Dermaku nuk është preferuar nga trajneri. Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Fiorentina-Sassuolo 1-3 dhe Lecce-Sampdoria 1-2.