Sezonet futbollistike tashmë janë mbyllur dhe federatat po projektojnë rikthimin e normalitetit për në shtator, kur nisin kampionatet e ardhshme. Por janë disa vente që startojnë sezonin, si Superkupa.
Ajo e Anglisë do të luhet në “Wembley”, të shtunën e 29 gushtit dhe këtë konfirmuar Federata Angleze e Futbollit. Ndeshja tradicionale që ngre siparin e sezonit të ri do të vendosë përballë kampionët e Premier Ligës, Liverpool dhe Arsenal, fituesin e FA Cup.
Orari i ndeshjes nuk është përcaktuar ende. Por ajo që pritet me interes në këtë finale është prova gjenerale që pritet të bëhet me rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Një numër i caktuar spektatorësh pritet ta ndjekin këtë ndeshje në shkallët e stadiumit, për herë të parë që prej muajit mars, kur futbolli u ndërpre prej pandemisë së koronavirusit.