MENU
klinika

Mbledhja në Durrës

Edhe volejbolli bëhet bashkë mes Shqipërisë e Kosovës

10.09.2020 - 13:06

Duket se lojërat me dorë po u paraprijnë sporteve të tjera dhe fushave të ndryshme duke bërë bashkë Kosovën me Shqipërinë. Pas basketbollit, që do të organizojë këtë sezon Ligën Unike mes ekipeve shqiptare e atyre kosovare, edhe volejbolli ka ndërmarrë një nismë të tillë.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare e asaj Kosovare të Volejbollit janë takuar në Durrës, ku kanë hedhur piketat për një turne mes dy vendeve. Bëhet fjalë për Superkupën Mbarëkombëtare të Volejbollit, një event që do të zhvillohet, si për meshkuj, ashtu edhe për femra.

Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet kampione si dhe ato fituese të Kupës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Palët kanë rënë dakord që ky event të zhvillohet në hapësirën kohore mes dy fazave të kampionatit.

Kjo i paraprin që në të ardhmen të bëhet një kampionat i përbashkët volejbolli, ashtu si në basketboll. Në futboll prej vitesh është zhvilluar Kupa Pavarësia me 28 nëntor, por nuk e ka pasur impaktin e duhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN