MENU
klinika

Komiteti Ekzekutiv miraton

Vendimi, Superliga shqiptare shtyhet pa afat

10.09.2020 - 15:54

Kategoria Superiore në futboll shtyhet zyrtarisht pa afat. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit 2020/2021 për një afat të pacaktuar.

Kërkesa e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit vjen si pasojë e mungesës së një reagimi nga Qeveria shqiptare për kërkesat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10 gusht  Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit më 5 shtator. Klubet shqiptare të superligës duhet të ishin në seancat e fundit stërvitore në përgatitje të ndeshjeve të javës së parë të kampionatit të ri të futbollit. Por të gjithë skuadrat rikonfirmuan se nuk do të zbresin në stadiume me 12 shtator.

Klubet kërkojnë nga qeveria dhe kuvendi i shqipërisë të rishikojnë ligjin për sportin dhe sponsorizimet. Ata duken të vendosur të mos bëjnë asnjë hap në drejtim të zhvillimit normal të ndeshjeve të futbollit për sezonin 2020 – 2021, pa u plotësuar kërkesat e tyre. Madje në mbledhjen e fundit anëtarët e Ligës Profesioniste paralajmëruan edhe protesta të futbollistëve para Kryeministrisë. Tashmë topi ka kaluar totalisht në anën e Qeverisë Shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e mbledhjes nga Bjellorusia

Liga: Bojkot dhe protesta për futbollin shqiptar