Legjenda botërore e basketbollit, Michael Jordan, është pronari i vetëm me ngjyrë i një skuadre të NBA-së, teksa bleu Charlotte Hornets. Gjithsesi, së shpejti ai do të bëhet një nga pronarët e paktë me ngjyrë edhe në garat Nascar.
Ikona e NBA-së, 6 herë kampion, ka deklaruar që do të hedhë në treg një skuadër të re në kampionatin Nascar, emri i së cilës ende nuk është bërë me dije. Për momentin, skuadra e re që do të krijohet nga Jordan do të ketë vetëm një makinë.
Makina do t’i besohet Bubba Wallace, pilotit të vetëm me ngjyrë që garon në kampionatin Nascar. Wallace, kohët e fundit është kërcënuar disa herë me jetë, duke qenë në betejën ndaj racizmit në sport. Makina e re e Jordan pritet të debutojë vitin e ardhshëm.