Ndonëse rruga u lehtësua, përfundon pa gjurmë aventura e skuadrës së Erzenit në Champions League në volejboll për meshkuj. Ekipi shijakas ka luajtur ndeshjet e tij të fazës paraeliminatore, Grupi A, ku arriti 2 fitore (në tavolinë) dhe 2 humbje.
Dy fitoret skuadra e Erzeni i mori në tavolinë, të dyja 3-0 ndaj kroatëve të Mladost Zagred. Ekipi kroat u tërhoq nga eventi për shkak të rregullave anti-Covid të vendosura nga autoritetet vendase.
Ndërsa dy humbjet erdhën në përballjet që Erzeni zhvilloi me ekipin hungarez të Fino Kaposvar. Të dy këto takime u mbyllën 3-0 për rivalët hungarezë, që zunë vendin e parë në Grupin A, ndërsa Erzeni u rendit i dyti.
Pas eliminimit nga Champions League skuadra shijakase do të vijojë aventurën e saj në Kupën CEV, ku përballë do të ketë skuadrën tjetër hungareze të Hebar Pazardzhik. Ndeshjet pritet të luhen në nëntor.