MENU
klinika

Ditari i Sadijes

“Është koha e koncerteve të Majit, Dritëroi ka shumë punë…”

12.10.2020 - 12:38

         Sadije Agolli, kishte hedhur shumë kujtime të saj në ditar. Teksa ata të janë bashkuar në përjetësi, copëza meditimesh vijnë herë pas here për publikun, nga e bija. Elona, ka publikuar një faqe të ditarit të nënës së saj, që daton më 11 maj të vitit 1979.

‘Disa faqe ditari të mamit, tregojnë shumë mbi zanafillën e librave të shkruar nga Dritëroi, rrëfejnë gjendje emocionale, përshkruajnë tërthorazi veçori të kohës dhe ambientit, veçanësi të Dritëroit në fazën e krijimit…’ – shkruan Elona, në mbishkrimin e fotografisë së faqes së ditari.

“Më në fund filloi të shkruajë Dritëroi skenarin e filmit “Mosha e bardhë”. Si do t’i dalë? Besoj se do t’i pëlqehet.

Ka kaq shumë punë, humbet kaq shumë kohë me gjëra dhe probleme të Lidhjes.

Ai e ka të vështirë të përqëndrohet në krijimtarinë e tij. Është koha e koncerteve të Majit. Dritëroi shkoi katër net me radhë në koncerte. Bëri dhe tekstin e këngës “Karafilët e kuq të Majit”. Do ta këndojë Vaçe Zela. Me siguri do të pëlqehet, se dhe muzika edhe teksti janë të mirë.”