MENU
klinika

"Përbindësh patologjik"

U martua 6 herë: si e planifikoi Henri VIII vdekjen e Ana Bolenës?

26.10.2020 - 13:19

       Një zbulim i fundit i arkivave vërteton, se ish-mbreti i Anglisë kishte përllogaritur me kujdes ekzekutimin e gruas së dytë, Ana Bolena (An Bolejn).

Trejsi Borman, një nga historianet kryesore të dinastisë Tudor, e përshkruan librin përligjës si një zbulim mahnitës, duke përforcuar imazhin e Henrit VIII si një “përbindësh patologjik”. Është një libër përligjës i dinastisë Tudor, një nga të shumtët në Arkivat Kombëtare, i mbushur me imtësi burokratike në lidhje me krimet e shekullit të 16-të. Mirëpo, libri në fjalë përmban një pasazh të jashtëzakonshëm, të neglizhuar deri më tani, i cili sjell udhëzime nga Henri VIII, duke shpjeguar saktësisht se si ai dëshironte të ekzekutohej gruaja e dytë, Ana Bolena./Konica.al

A e meritonte Henri VIII, mbreti i cili do të mbetet në imagjinatën kolektive si një nga më mizorët në historinë e Anglisë, vërtet këtë imazh? “The Guardian” sqaron, se zbulimi i arkivave dëshmon se monarku kishte përgatitur me kujdes ekzekutimin e Ana Bolenës, gruas së dytë, e cila vdiq më 19 maj 1536. Në një letër drejtuar Sir William Kingston, xhandari i kullës së Londrës, Henri VIII kishte përshkruar vdekjen që ai dëshironte për gruan e dytë, të dënuar për tradhti të lartë dhe të dënuar me vdekje në turrën e druve ose me prerje koke. Në këtë dokument, Henri VIII, i cili shprehet se “i rrëmbyer nga keqardhja”, më pas kishte zgjedhur zgjidhjen e dytë, e konsideruar më e butë për sytë e tij. “Kërkoj që Anës t’i pritet koka”, – urdhëron ai.

Historiania Tracy Borman arriti të kishte akses në këto arkiva. “Këto janë dokumente deri më tani të panjohura për këtë ngjarje, një nga më të famshmet në histori. Do thoja se është një perlë e vërtetë, një nga zbulimet më emocionuese të viteve të fundit. Kjo demonstron mënyrën me të cilën Henri planifikoi dhe llogariti këtë ekzekutim. Ai e dinte saktësisht, se si dhe ku dëshironte të ndodhte kjo”, – shprehet ajo për “The Observer”.

Një mbret i martuar gjashtë herë

Ana Bolena u burgos në Kullën e Londrës, më 2 maj 1536 për tradhti bashkëshortore. Gjatë gjykimit, ajo u përshkrua si e paaftë për të kontrolluar “impulset trupore”. Edhe pse i kishte hedhur poshtë këto akuza, sërish u dënua me djegie ose me gijotinë, sepse kështu dëshironte mbreti. Sidoqoftë, shumica e historianëve pajtohen se këto pretendime ishin të gënjeshtërta. Krimi i vetëm i Ana Bolenës ishte që nuk arriti t’i jepte një trashëgimtar djalë Henrit VIII. Mbreti më i famshëm në historinë angleze, i cili ekzekutoi gjithashtu edhe një nga gratë e tjera, Catherine Howard, u martua gjashtë herë me shpresën të kishte një trashëgimtar mashkull. Ana Bolena i dha atij një vajzë, Elizabetën I.

Udhëzimet e Henrit nuk u ndoqën me përpikëri, megjithëse, pjesërisht për shkak të një sërë gabimesh, vijon Borman. “Ekzekutimi nuk u bë në “Tower Green”, e cila është në të vërtetë aty ku ne ende e shënojmë atë si Tower sot. Hulumtimet më të fundit vërtetojnë, se… ajo u zhvendos në të kundërtën e asaj që është sot Blloku Waterloo, shtëpia e xhevahireve të kurorës”. Ajo shton: “Meqenëse e dimë shumë mirë historinë, harrojmë se sa tronditëse ishte ekzekutimi i një mbretëreshe… Kështu që, Henri po sigurohej që të ndodhte vërtet. Për vite me radhë, fajin e mori përsipër këshilltari i tij i besueshëm, Thomas Cromwell. Mirëpo, kjo tregon se në të vërtetë, ishte Henri ai që luante gurët”.

Vitet e fundit, historia e jetës dhe vdekjes së Bolenës, ka pasur një rritje audience falë sagës bestseller të Hilary Mantel, që përshkruan jetën e Thomas Cromwell, djalit të farkëtarit që u bë një nga këshilltarët më të besuar të Henrit VIII. Në ndarjen e çmimit “Man Booker” “Bring Up the bodies”, ajo e  shqyrton shkatërrimin e Bolenës, duke shkruar për ekzekutimin e saj: “Tre vjet më parë, kur shkoi drejt kurorëzimit, ajo eci mbi një tapet blu që shtrihej në gjatësinë e kishës… Tani i duhet të zhvendoset në tokën e ashpër… me trupin e flashkët dhe të lehtë dhe po aq duar përreth, të gatshme ta rrëmbejnë nga çdo pengesë dhe ta dorëzojnë atë të sigurt deri në vdekje”.  […] /Konica.al

Shënim redaksional: Mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena ose Anne Boleyn, e njohur si bashkëshortja e dytë e mbretit Henri VIII dhe nëna e mbretëreshës Elizabeta I e Anglisë, ishte nga vendi i njohur si Bolena, nga krahina e Kurveleshi në Labëri (Shqipëria Jugperëndimore) dhe jeta e saj si martire është pasqyruar në shumë filma, pjesë teatrale, romane, opera etj., duke përfshirë “Ana e një mijë ditëve”, “Tudorët”, “Gjashtë gratë e Henrit VIII” etj.