Mick Schumacher është shapllur kampion ditën e sotme në Formula 2. Në Sakhir të Bahreinit u rendit në vendin e tretë, por me pikë të mjafueshme për të mbajtur kreun e renditjes. Gjatë këtij sezoni, Mick fitoi 2 gara, në Monza dhe Sochi.
Schumi Junior mori 215 pikë në total, 14 më shumë se rivali më i afërt. Edhe skuderia me të cilën garonte, Prema, u shpall kampion, duke kompletuar një sezon të suksesshëm.
Vitin e ardhshëm e ardhshëm Mick do të garojë në Formula 1 me Haas. Sot Grosjean lajmëroi se nuk do të garojë në garën e fundit të dielën e ardhshme, duke mos rrezikuar rikuperimin e djegies që pësoi një javë më parë. Grosjean i jep lamtumirën Haas.
F2 Champion 🤝 @ScuderiaFerrari #SakhirGP 🇧🇭 #F2 pic.twitter.com/DuHwZI6BVl
— Formula 2 (@FIA_F2) December 6, 2020