MENU
klinika

Tenis

Nadal nuk ka thyer asnjë raketë në lojë

07.12.2020 - 16:31

Ai ka një karrierë të gjatë dhe plot trofe e rekorde. Garon që nga viti 2001 me plot 1004 ndeshje në karrierë dhe 86 trofe, rekordin në Roland Garros, 13 herë.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është i njohur për sjelljen e tij korrekte në fushën e lojës, ku rrallëherë debaton me gjyqtarin apo rivalët.

Madje edhe në momentet më kritike apo kur është nervoz ai nuk arrin të dalë nga vetja, për të bërë ndonjë gjest të shëmtuar, si mjaft kolegë të tij.

“Kur zbres në fushë kam një autokontroll total të vetes time dhe nuk më pëlqen që gabimin apo inatin ta nxjerr te raketa, duke e përlasur në fushë dhe ta thyej atë. Mendoj se kjo gjë më ka ndihmuar mjaft herë, për të dalë nga momenti i keq dhe fituar”, u shpreh Nadal, numri 2 në botë për meshkuj.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin