16.01.2021 - 14:07
Fundjavë pozitive për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, teksa ka shënuar për Konyaspor ndaj ish-skuadrës së Goztepe, në kampionat.
Pas një krosimi perfekt të Zymer Bytyqit nga goditja e këndit, Cikalleshi kërcen bukur me kokë dhe e dërgon atë në fundin e rrjetës, për të shënuar golin e parë për skuadrën e tij.
Gjithsesi, ky gol pati vlerë vetëm në aspektin personal, pasi skuadra e Cikalleshit humbi 2-3. Cikalleshi rikthehet kështu te goli në kampionat, i cili mungonte prej një kohe të gjatë, edhe për shkak të dëmtimeve të pësuar nga lojtari.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Goli i parë për këtë sezon