MENU
klinika

Serie A, java 9

Juves s’i mjafton Ronaldo, ndalet në të 9-n

20.10.2018 - 19:54

Juventus nuk ka mundur të barazojë rekordin e Romës me 10 fitore radhazi nga starti i kampionatit, pasi është ndalur në shtëpi në javën e nëntë nga Genoa në barazim 1-1. Një barazim që ka mërzitur pak tifozët bardhezi, të cilët shpresonin të mos ndaleshin për të paktën edhe dy javë.

Pas disa përpjekjeve intensive të sulmit bardhezi, Juventus është zhbllokuar në minutën e 18-të, kur Ronaldo është gjetur në vendin e duhur pas një rrëmuje në zonë dhe ka shtyrë topin në rrjetë. Goli i pestë në 9 javë për portugezin.

Juventus e kërkoi me ngulm edhe golin e dytë, por në mesin e pjesës së dytë, në një moment shpërqendrimi, Genoa nuk fal dhe shënon golin e barazimit me Bessa. 1-1 dhe vendasit hidhen të gjithë në sulm, ndërsa miqtë mbrohen fort.

Dybala humbet dy mundësi të mira, ndërsa Ronaldo për pak sa nuk shënon me kokë. Pavarësisht përpjekjeve të pafundme të Juventus për të gjetur golin e fitores, skuadra e Allegri-t ndalet në javës e nëntë pas 8 fitore radhazi. Gjithsesi, Juventus kryeson me 25 pikë dhe nuk ka asnjë humbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN