22.02.2021 - 23:00
Sevilla ka përfituar në mënyrën më të mirë të mundshme nga barazimi i Barcelonës një ditë më parë, teksa ka fituar 2-0 në fushën e Osasunës dhe ka marrë vendin e tretë në La Liga.
Sevilla shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Në minutën e 19-të ishte Diego Carlos që kaloi në avantazh miqtë, për ta mbyllur pjesën e parë në 0-1 dhe për të qëndruar më të qetë.
Me të nisur e dyta, de Jong shënon edhe golin e dytë për Sevilla-n. Përfundpn 0-2, me të besuarit e Lopeteguit që regjistrojnë fitoren e gjashtë radhazi në La Liga, duke besuar më shumë tani.