Francesco Moriero dhe zëvendësi i tij Fabrizio Miccoli kanë paraqitur dorëheqjet e tyre ditën e sotme nga Dinamo. Dyshja italiane mbërriti në kryeqytetin shqiptar dhjetorin e kaluar. Mbyllet në mënyrë surprizë pas vetëm dy muajsh aventura e Francesco Moriero si trajner i Dinamos.
Lajmin e njofton vetë trajneri italian në një postim në rrjetet sociale, ku njofton dorëheqjen, pa treguar shkaqet. Ai pati ardhur vetëm në janar te Dinamo, teksa e drejtoi skuadrën në vetëm dy ndeshje. Humbi në mënyrë të befasishme ndaj Erzenit të vendeve të fundit dhe toi në javën e shkuar ndaj Orikut.
“Qëndrimi zyrtar i dorëheqjes. Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendëstrajnerit dhe përgatitësit atletik.
Misteri dhe gjithë stafi teknik falënderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguan në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në nivelin futbollistik dhe njerëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj”, – shkruhet në postim.
Ka ardhur edhe reagimi i presidentit të klubit, Marco Pontrelli. Ky i fundit, nëpërmjet faqes së klubit, shprehet se nuk ka kohë për të humbur dhe për të folur, duke shtuar më tej se i jep mbështetje trajnerëve shqiptarë, dhe shkruan se Dinamo është më e madhe.
Postimi i Dinamos:
“Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe për të folur. U japim mbështetje trajnerëve shqiptarë, atyre që janë rritur nga familja Dinamovite. Dinamo është më e madhe se emrat e perveçëm. Forca Dinamo! Marco Pontrelli, President i Futboll Klub Dinamo!”