Bota islamike po prezantohet këto ditë me artin dhe kulturën e saj në Muzeun Britanik.
Ekspozita e cila po prezantohet nga Albukhary Foundation Gallery po sjellë kulturën islame që nga shekulli i shtatë e deri në ditët e sotme.
Materialet arkeologjike, enë të realizuara për padronët mbretërorë, punime nga Afrika Perëndimore deri në Azinë Juglindore janë bërë pjesë e kësaj ekspozite.
Në këtë ekspozitë janë edhe pjesë nga koleksioni i British Museum.
Shekulli 19 ishte një periudhë që shënoi magjepsjen e Evropës për Lindjen e Mesme.
Një pjesë e mirë e koleksionistëve po e sillnin Lindjen e Mesme në Evropë. Emrat si Edward William Lane apo Charles Edward Yate kishin sjellë nga Afganistani në Muzeun Britanik copëza të ndryshme të kulturës islame dhe shkatërrimit që po u ndodhte trashëgimive islame nëpër botë.
Koleksioni i cili po ekspozohet përmban edhe libra, mes tyre edhe artistin dhe kaligrafin Reza Abbasi nga Irani.
Në ekspozitë vjen edhe historia e qytetit irakian Samarra, një vend kur për vite kanë ndodhur eksplorime dhe zbulime arkeologjike.