03.05.2021 - 15:56
Laçi rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi. Kurbinasit fituan 2-0 në shtëpi përballë Kukësit. Një sukses që afron ekipin bardhezi me kreun, në pritje të rezultateve të ndeshjeve të rivalëve.
Vendasit shënuan dy golat në pjesën e parë me autor Lushkjan. Kavajasi shënoi fillimisht në minutën e gjashtë, ndërsa kompletoi dopietën në minutën e 31-të. Laçi administroi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë avantazh.
Kukësi pësoi humbjen e tretë radhazi. Verilindorët kanë mbetur jashtë çdo lloj objektivi, duke regjistruar sezonin më negativ që nga viti 2012 ku bëjnë pjesë në Superligë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria Superiore, Java 31