MENU
klinika

Debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD

Kadilli-Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm. Jep dorëheqjen!

16.05.2021 - 16:54

Nuk po mungojnë debatet në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, që mbahet pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Basha, duke i thënë këtij të fundit se nuk është i pazëvendësueshëm në parti.

“Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme”, mësohet ti ketë dhënë Kadilli-Bashës.

Kadilli i është drejtuar po ashtu kreut të selisë blu me fjalët: “Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”.

“Nuk je aspak i nevojshem per luften institucionale per voten. Jemi ekipin me te mire dhe ekspertize te shkelqyer. Ata qe na dhane fitoren tende ne 2011. Luften politike e bejme me nje koncept te ri, me qasje te re dhe me frymezim te ri, me besushmerine, me vertetesine dhe me vendosmerine si tipare qe ty te kane munguar. Humbja eshte e jotja, pergjegjesia jotja. Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje. E ndertove opoziten me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes. Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte. Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nqs une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes”, tha Kadilli.

Ndërkaq drejtuesi i demokratëve Lulzim Basha tha se shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër dhe e duan këtë ndryshim sot më shumë se kurrë.

“Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot! Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”, tha Basha.