Barcelona prezantoi lojtarin e dytë me parametra zero. Pas Sergio Kun Agueros, Eric Garcia është pjesë e klubit katalanas. Ai ka ndjekur Aguero në itinerarin Manchester City-Barcelonë, duke u angazhguar për një marrëveshje 5- vjeçare në “Camp Nou”.
Garcia zbarkoi te katalanasit të martën dhe do të bashkohet zyrtarisht me klubin si transferim falas, kur kontrata e tij në “Etihad” të skadojë zyrtarisht në fund të muajit.
20-vjeçari i ka kaluar katër vitet e fundit të karrierës te “qytetarët”, pasi u largua nga akademia e famshme e Blaugrana[1]ve “La Masia”. Tani është kthyer në mjediset e njohura, një ditë pas mbërritjes së Aguero në Katalonja.
✍️ @ericgm3
💙❤️ #EricCuler— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 1, 2021
Barça ka konfirmuar nënshkrimin e Garcia me një deklaratë në faqen e saj të internetit, e cila thotë: “FC Barcelona dhe Eric Garcia kanë arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me klubin nga 1 korriku, pasi të ketë përfunduar kontratën e tij me Manchester City.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 me klauzole lirimi prej 400 milionë euro”.