Vijon debati për fanellat e Ukrainës. UEFA rekomandoi federatën ukrainase të rishikojë uniformat e saj pas ankesës së Rusisë, por duket se Ukraina është e vendosur të mos bëjë ndryshime.
Harta dhe shkrimi në fanellë janë me përmbajtje politike dhe institucioni më i lartë i futbollit vendosi që të kërkonte ndryshimin e fanellës, duke e konsideruar tërësisht politike.
Megjithatë, sipas ekipit ukrainas, UEFA e ka aprovuar uniformën në fillim dhe nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë: “Ne kemi uniformën tonë dhe UEFA e aprovoi atë. Do të luajmë me këtë uniformë. Ajo u aprovua dhe nuk kemi pse të bëjmë ndryshime”, – ka thënë zëdhënësi për shtyp i Ukrainës, Oleksandër Hlivisnki.
Russia complains to Uefa over Ukraine’s ‘political’ Euro 2020 jersey https://t.co/9rvNkjejdu
— BBC News (World) (@BBCWorld) June 9, 2021