MENU
klinika

Tragjedia

Pse u rrëzua helikopteri? Kush e merr Leicester?

30.10.2018 - 19:12

Prestigjozja “Daily Mail” bën me dije se do të jetë Aiyaëatt Srivaddhanaprabha, djali i pronarit të Leicester, që humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit të shtunën në mbrëmje, ai që do të zëvendësojë të atin në presidencën e “Dhelprave”.

Biznesmeni i lindur në vitin 1985 është i njohur në kronikat e sportit, pasi ishte ai që kërkoi në stolin e Leicester trajnerin italian Claudio Ranieri, me të cilin skuadra hyri në histori, duke fituar titullin kampion në sezonin 2015-2016.

Pronari tajlandez i Leicester humbi jetën bashkë me katër persona të tjerë në incidentin e rrëzimit të helikopterit. Mund të shkojë më shumë se një vit për të ditur rrethanat që dërguan në prishjen e helikopterit ku vdiqën pesë njerëz, përfshirë pronarin Vichai Srivaddhanaprabha.

Të shtunën në mbrëmje, një helikopter që në bord kishte edhe pronarin e Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, dhe katër pasagjer të tjerë u rrëzua, pak momente pasi ishte ngritur, duke u vrarë të gjithë.

Incidenti, i cili ndodhi pas një ore pasi “Foxes” barazuan 1-1 kundër Ëest Ham, ka lënë pa fjalë botën e futbollit dhe kampionët e Anglisë të sezonit 2015-16 totalisht të shokuar.

Homazhet tashmë kanë filluar për të gjithë ata që humbën jetën e tyre në këtë incident, me ish yllin e Leicester, Riyad Mahrez, që ia dedikoi golin e fitores që shënoi me Cityin kundër Tottenham, të hënën, e ku e përshkroi ish pronarin “një njeri shumë të mirë.

Pyetje natyrisht janë ngritur për atë se si erdhi deri tek kjo tragjedi dhe çfarë e shkaktoi incidentin dhe përderisa një hetim tashmë është në rrugë, derisa duhet muaj deri të kemi një përgjigje të saktë.

Çfarë mund ta këtë shkaktuar prishjen e helikopterit

Dega për hetime të aksidenteve ajrore, të cilët janë një trup që shikon në aksidente civile ajrore në Britani, ishte në skenë shumë shpejt pasi kishte ndodhur rasti dhe një hetim ka filluar.

Në vendin e ngjarjes ka pasur inspektor të cilët kanë mbuluar katër hetime që kanë të bëjnë me aspektet inxhinierisë, operacione, të dhënat për fluturimet dhe faktorët njerëzor.

AAIB ka konfirmuar që janë zbuluar të dhënat e regjistruara të fluturimeve nga prishjet dhe inspektorët kanë filluar të studiojnë rastin që nga e hëna. Po ashtu, është treguar që kjo u bë “më vonë për shkak të nxehtësisë së vazhdueshme që ishte rezultat i zjarrit të madh gjatë aksidentit”.

ranieri e vichai
ranieri e vichai

“Motori është ndaluar dhe pastaj helikopteri rrotullohej ai bënte një zhurmë të madh, sikurse një zhurmë e tmerrshme”, – ka thënë për BBC Radio Leicester, Ryan Broën fotograf freelancer i këtij qyteti.

“Helikopteri u ndal papritur, filloi të rrotullohet dhe ishte tërësisht jashtë kontrollit. Pastaj pash një top të madh që shpërthejë si një big bang”.

Duke folur për BBC, Jim Rowlands, ish anëtar i RAF Puma, tha së ai beson që incidenti ishte shkaktuar nga një problem me rotorin në bisht të helikopterit, e cila gjë e mbron helikopterin që të rrotullohet.

“Nëse e humbni rotorin e bishtit është pothuajse e pamundshme që ta kontrollosh mjetin. Nuk mund të dilni jashtë. Do të ishte më shumë fat nëse dikush do të mbijetonte Mund të jetë faktori njerëzor, mund të jetë një gabim i pilotit apo ndonjë mirëmbajtje e dobët teknike që e shkaktoi këtë gjë” – tha ai.

ranieri e vichai
ranieri e vichai

Përderisa Rowland e pranon se ka një “mendim” që problemi ishte mekanik, ai shtoi se ka edhe shumë “gjëra të tjera që mund ta kenë shkaktuar atë. Ka spekulime që një dron i policisë mund ta këtë shkaktuar aksidentin është në pah, megjithatë, policia Leicestershire Police, e cili tregoi në Tëitter se nuk ka pasur aterime të tyre në këtë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN