MENU
klinika

Galaxy S22

Samsung ndryshon strategjinë e kamerave

24.06.2021 - 11:22

Nuk kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga debutimi i linjës Galaxy S21 dhe spekulimet rreth pasardhësit kanë nisur tashmë.

Në vitet e fundit gjiganti Korean zgjodhi një sensor masiv të kamerës për modelet flagshipë por mbante sensorët 12-megapiksel në variantet standarde dhe Plus të S20 dhe S21.

Vitin e ardhshëm me linjën Galaxy S22 priten ndryshime në këtë departament ku të gjitha modelet pritet të pajisen me sensorin 50-megapiksel. Ky sensor do të përdoret krahas sensorit 12-megapiksel ultra-wide dhe 12-megapiksel telefoto me zmadhim optik 3x.

Çfarë sensori do të përdorë Samsung?

Kompania aktualisht ka zhvilluar një sensor 1/1.12 50-megapiksel ISOCELL GN2 me një madhësi pikselësh prej 1.4um dhe teknologjinë tetrapiksel që kombinon 4 pikselë në një të vetëm dhe rritur madhësinë e tyre efektive në 2.8um.

Sensori 50megapiksel mund të përdoret në të gjitha modelet Galaxy S22 vitin e ardhshëm pa përjashtim. Megjithatë përpara se linja S22 do të mbërrijë, presim që Samsung të zbulojë Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 2 të cilët mund të debutojnë nga muaji i ardhshëm.