MENU
klinika

Njihuni me shenjat

Çfarë i shkakton tymi i cigares fytyrës?

03.08.2021 - 10:00

Nëse pini cigare, me siguri jeni të vetëdijshëm për ndikimet që mund të ketë cigarja tek zemra, mushkëritë dhe tek truri. Por pirja e cigares nuk krijon probleme vetëm brenda – ajo gjithashtu dëmton pamjen e jashtme.

Siç edhe theksoi dermatologia e njohur Erjona Shehu gjate Konferencës për Reduktimin e Riskut të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit publik:

“Plakja është konsideruar që të jetë impakti kryesor i cigareve mbi lëkurën. Ka një mekanizëm të parakohshëm të plakjes, pasi ulet niveli i kolagjenit, degradohet cilësia e tij, dobësohet integriteti i lëkurës.”

Siç theksoi gjithashtu dermatologia, për ata të cilët ndalimi i cigares duket një mision i pamundur, mund t’ia kursejmë lëkurës tymin duke kaluar në produkte me ngrohje, të cilat nuk djegin duhan dhe nuk bëjnë tym, duke shmangur kësisoj ekspozimin e njeriut ndaj 6 mijë kimikateve nga të cilat 100 të vërtetuara se janë të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.

Fytyrat e njerëzve që pinë cigare, kanë përgjithësisht disa tipare dalluese. I gjeni ato më poshtë:

Qeskat poshtë syve
Një njeri i cili pi cigare ka gjasa të ketë qeska poshtë syve kurdoherë të dukshme, jo vetëm pas një nate të lodhshme. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë.

Rudha të parakohshme
Siç edhe pohoi Dr. Shehu, pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribuar në krijimin e rudhave. Sa më tepër cigare të pish gjatë një dite dhe sa më gjatë të kesh qenë një duhanpirës, aq më tepër rrudha krijohen. Megjithatë ndonjëherë, shenjat e plakjes së parakohshme janë të vështira për t’u dalluar derisa është tepër vonë

Zverdhje e lëkurës
Cigaret jo vetëm shkaktojnë zverdhje të dhëmbëve, por ndikojnë edhe tek lëkura e gishtërinjve dhe tek thonjtë. Mund të keni dëgjuar për t’i future gishtërinjtë në ujë me limon që të largohet nuanca e verdhë, por ndonëse kjo mund të funksionojë për momentin, nuk ka efekt për një kohë më të gjatë

Lëkura e humbet shkëlqimin
Me pak kujdes, lëkura natyralisht fiton një lloj shkëlqimi, i cili tregon se lëkura është e shëndetshme. Por, jo nëse pimë cigare. Lëkura e duhanpirësve merr ngjyrë gri për shkak se tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili nuk lejon oksigjenimin e duhur të lëkurës.