MENU
klinika

Marrëdhëniet po përmirësohen

Ministri australian i Tregtisë do të vizitojë Kinën

03.11.2018 - 15:59

Ministri i tregtisë i Australisë do të udhëtojë të dielën për në Kinë, një shenjë që tregon se marrëdhëniet politike mes dy vendeve mund të jenë duke u përmirësuar.

Simon Birmingham, një zyrtar i lartë i qeverisë australiane, do të vizitojë Kinën së shpejti, do të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës, ose CIEE, e parë si një përpjekje nga Pekini për të larguar shqetësimet e të huajve lidhur me praktikat e saj tregtare.

Marrëdhëniet midis Australisë dhe ekonomisë së dytë më të madhe në botë, nuk kanë qenë shumë të mira, sidomos  pas akuzave të Australisë për ndikimin e Kinës në median, universitetet dhe politikën në vend dhe ndikimin mbi vendet ishullore të varfra të Paqësorit Jugor.

Në gusht, Australia e ndaloi kompaninë Huawei të furnizohej me pajisje për një rrjet celular 5G, një lëvizje që kompanitë kineze e konsideruan si  “të motivuar politikisht”.

Kina, megjithatë, mbetet partneri më i mirë i Australisë në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, duke llogaritur për 24 për qind, ose A $ 183.4 miliardë ($ 132 miliardë) të tregtisë totale në 2017, sipas të dhënave nga Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.

Birmingham tha në një deklaratë të shtunën se delegacioni nga Australia, pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë austarliane për përmirësimin e marrëdhënieveme Kinën.

Zyra e shtypit e ministrit nuk njoftoi nëse Birmingham do të takohej me ndonjë zyrtar kinez gjatë udhëtimit të tij në Shangai.

Më vonë gjatë javës, Birmingham do të vizitojë Hong Kongun, ku ai pritet të takohet me Sekretarin për Tregti dhe Zhvillim Ekonomik Edward Yau, për të vazhduar negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Australisë dhe Hong Kongut”.

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të hapë CIEE me një fjalim të hënën. Asnjë zyrtar nga Shtetet e Bashkuara, partneri më i madh tregtar i Kinës, nuk do të marrë pjesë, edhe pse udhëheqësit nga 18 vende dhe mijëra kompani të huaja do të jenë prezent aty.